Nunci në Egjipt: Papa nuk inkurajon ndërhyrjet, por kërkon respektimin e lirisë fetare.
(07.01.2011 RV)Papa nuk inkurajon ndërhyrjet në punët e brendshme të ndonjë
shteti, por u kërkon të gjithë individëve dhe qeverive, të respektojnë besojmën e
praktikën fetare të bashkësive të ndryshme, për të ndërtuar, kështu, shoqëri të hamonishme
e paqësore. Këtë pohon me forcë kryeipeshkvi imzot Majkëll L. Ficxherald, nunc apostolik
në Egjipt dhe delegat i Selisë së Shenjtë në Lidhjen Arabe, përmes një note, botuar
sot në disa gazeta në gjuhën arabishte. Nunci kujton fjalët e Papës në lutjen e Engjëllit
të Tënzot të 2 janarit, në të cilën e quajti masakrën kundër Kishës kopte, “gjest
të ulët vdekjeprurës”.Imzot Ficxherald ndalohet posaçërisht tek dy aspekte: mbi të
gjitha, Papa mendon se sulmi kundër të krishterëve, mund të ndikojë mbi gjithë popullsinë
egjiptiane; e, përveç kësaj, kërkon që sulmit t’i jepet përgjigje në mënyrë jo të
dhunshme. Kujton, më pas, se në Mesazhin për Ditën Botërore të Paqes 2011, Papa kërkon
respektimin e lirisë fetare për të gjithë, e jo vetëm për të krishterët. Nota e imzotit
Ficxherald vë, më pas, theksin, mbi 25 vjetorin e takimit të paharrueshëm ndërfetar,
që pati mbledhur Gjon Pali II në Asizi, në vitin 1986 dhe mbi komunikimin e Benediktit
XVI se do ta kremtojë në të njëjtën mënyrë këtë ngjarje, duke vërejtur se kush vihet
për udhë drejt Zotit, nuk mund të mos ua përcjellë edhe të tjerëve frymën e paqes,
e kush punon për paqen, nuk mund të mos i afrohet Zotit. I sigurt për këtë, Papa do
të marrë, në tetorin e ardhshëm, udhën për Asizi, atje ku filloi gjithçka. Nunci
kujtoi, kështu, ndjetet, me të cilat do të shkojë Benedikti XVI në qytetin françeskan,
ku do t’i shikojmë përsëri së bashku krerët e feve më të rëndësishme botërore. Me
këtë rast, përfundon nunci apostolik në Egjipt, Benedikti XVI do të përsërisë impenjimin
e tij për ta bërë fenë mjet të fuqishëm në shërbim të paqes!