Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Topalli, i bën thirrje liderit socialist të
mos pengojë votimin e ligjeve.
Kryetarja e kuvendit të Shqipërisë Jozefina topalli i bëri thirrje liderit socialist
Edi Rama, të mos pengojë deputetët e kësaj partie në votimin e ligjeve. Gjatë bilancit
të punëes përgjatë një viti të institucionit të kuvendit shqiptar, Topalli kritikoi
opozitën, e cila ka munguar për një vit e gjysmë në Parlament duke mos dhënë konsensusin
e saj për reformat e kërkuara nga BE.