2011-01-07 19:13:55

Egjipt: Imami Ahmed Tayyeb takohet me Papën Shenuda në Katedralen e Shën Markut.


(07.01.2011 RV)Imami i madh i xhamisë së Al Azharit, Ahmed Tayyeb, ishte mbrëmë në Katedralen e Shën Markut, në Kairo, për t’i bërë urimet e Krishtlindjes kreut të kishës kopto-ortodokse, Papës Shenuda III, pak para se të fillonte Mesha e Natës së madhe.
Ishte një gjest me vlerë të madhe, në një natë të jashtëzakonshme Krishtlindjeje, kur forcat e sigurimit nuk lejonin të hynte në Katedrale asnjeri, që nuk ishte i pajisur me ftesë.







All the contents on this site are copyrighted ©.