2011-01-07 16:52:24

Bashkimi Evropian ratifikon Konventën e OKB-së për mbrojtjen e personave me të meta fizike


Më në fund, javës që kaloi, edhe Bashkimi Evropian ratifikoi Konventën e OKB-së për mbrojtjen e të drejtave të personave me të meta fizike. Kjo, sipas lajmit të agjensisë katolike Sir, do t’u japë këtyre personave më shumë barazi me qytetarët e tjerë. “Në Evropë – deklaroi komisarja Vivian Reding – personat me të meta fizike arrijnë në rreth 80 milion vetë dhe mëse një e treta e qytetarëve mbi 75 vjeç ka ndonjë problem, që i kufizon lëvizjet”. Këto shifra janë të destinuara të rriten për shkak të plakjes së popullsisë. Konventa e OKB-së është traktati i parë, në të cilin Bashkimi Evropian hyn si i tërë. Deri tani e kanë retifikuar 16 vende anëtare, ndërsa 11 të tjerët e kanë nënshkruar dhe po bëjnë procedurat e ratifikimit. Objektivi përfundimtar është që, brenda vitit 2020, në Evropë të mos ketë më barriera për personat me të meta fizike.







All the contents on this site are copyrighted ©.