2011-01-02 14:46:18

Shenjtorët e Javës sipas Kalendarit kishtar


Sot e diel, 2janar, Kisha kremton të dielën e dytë pas Krishtlindjes e po më 2 janar kalendari përkujton edhe shën Bazilin e madh e Gregorin Nazianzenin, të dy ipeshkvij e doktorë të Kishës. Zoti ynë është i madh në dashuri.
Nësër e hënë 3 janar, bie festa e Emrit të Shenjtë të Jezusit. Të ngazëllejmë në Zotin, shpëtimi ynë. Na bekoftë Zoti me dritën e fytyrës së vet.
Të martën që vjen më 4 janar, kalendari përkujton shënjtorët Ermete e Kajo, të Lumen Anxhela nga Folinjo.
Të mërkurën e ardhshme më 5 janar, kalendari shën përkujtimin e shën Deogratias, shën Eduardin Rrëfyestar.
Të enjten më 6 janar, Kisha kremton solemnitetin e Dëftimit të Zotit.
Të premten që vjen më 7 janar, bie përkujtimi i shën Rajmondit de Penafort, shën Krispinit e shën Kanutit.
Të shtunën më 8 janar, kalendari kërkujton shën Severinin, shën Lucianin e shën Lorenc Justinianin.
Të dielën e ardhshme më 9 janar, Kisha kremton festën e Pagëzimi të Zotit tonë Jezu Krisht në lumin Jordan.







All the contents on this site are copyrighted ©.