Papa: mbrojtja e martesës së krishterë është mbrojtje e Evropës
Benedikti XVI i nxiti sot katolikët spanjollë të “angazhohen në mbrojtjen e vlerës
së martesës së krishterë”. Kështu u shpreh sot Papa para lutjes së Engjëllit të Tënzot,
në Vatikan, në lidhje të drejtpërdrejtë me mijëra e mijëra familje spanjolle të mbledhura
në Madrid për një manifestim të madh që ka për temë, kujtoi Papa, “Familja e krishterë,
shpresë për Evropën”. “Ju ftoj – tha Ati i Shenjtë Raciner – të jeni të fortë
e të qëndrueshëm në dashuri dhe të kundroni me fe misterin e lindjes, shkollë e përhershme
dhe e vazhdueshme e jetës familjare, figurë e shembull i qartë i asaj që duhet të
jetë çdo familjes e krishterë: shenjtërore autentike në të cilën ndizet përsëri dashuri
e përdëllimi”. E fjalët e Papës i dëgjonin në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan
afër 80 mijë besimtarë, derisa me mijëra tjerë ishin të mbledhur në Madrid, ku për
ta pak para qe kremtuar liturgjia Eukaristike e udhëhequr nga kardinali Varle me kardinalin
Antonelli, president i Këshillit Papnor për Familjen, kardinali Llovera, prefekt i
Kongregatës së Vatikanit për Kultin Hyjno e Disiplinën e Sakramenteve, Paul Cordes,
Carlos Amigo e Agustin Garci’a-Basco, së bashku me ipeshkvijtë spanjollë dhe evropianë.
Takimi i familjeve që u organizua në Madrid, kishte si qëllim kremtimin e “familjes
së krishterë” dhe dëshmimin e rolit të saj shpirtëror e shoqërore duke falënderuar
Zotin për dhuratën e paçmuar të familjes, që është shprehje e bashkimit dhe burim
i jetës.