2011-01-02 13:12:45

Papa: masakra e dhuna kundër të krishterëve ofendon Zotin e njerëzimin


Papa e mori “me dhimbje lajmin e atentatit të rëndë kundër bashkësisë së krishterë kopte që ndodhi në Aleksandri të Egjiptit para Kishës”.
Duke folur sot gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot në sheshin e shën Pjetrit në Vatikan, Benedikti XVI tha se “ky gjest i lig e poshtërues vdekjeprurës, siç është ai i vënies së bombave tani deri edhe afër shtëpive të të krishterëve në Irak, për ti detyruar të largohet e të braktisin vendin e tyre, ofendon Zotin e njerëzimin mbarë", të cilit pikërisht dje Papa u lut për paqe e filloi vitin e ri me shpresë të re.
Në sheshin e shën Pjetrit në Vatikan te mbushur përplot me shtegtarë e besimtarë të ardhur prej vendeve të ndryshme të botës, Papa shtoi se “para kësaj strategjie të dhunshme që ka në shënjestër të krishterët, pasojat e së cilës bien mbi tërë popullsinë, lus Zotin për viktimat e për familjarët, dhe inkurajoj bashkësitë kishtare të krishtera të qëndrojnë në fe e në dëshminë e pa dhunshme që na vjen nga Ungjilli. Mendoj e kujton kështu edhe shumë punëtorë e operatorë baritor të vrarë gjatë vitit 2010 në vende të ndryshme, të cilët i kujtoi me përzemërsi para Zotit. Të qëndrojmë të bashkuar në Krishtin, shpresa jonë e paqja jonë”, tha Papa.







All the contents on this site are copyrighted ©.