Papa: thirrje përgjegjësve të kombeve, mbrojeni të krishterët, e para diskriminimeve
e mohimit të të drejtave të mos dorëzohemi.
Para “tensioneve kërcënuese të momentin, posaçërisht para diskriminimeve, shkeljeve
të të drejtave e intolorencës fetare, që sot në botë godet posaçërisht të krishterët,
akoma edhe një herë – pohon Papa – u drejtoi të pranishmëve thirrjen të mos dorëzohen
e mos të dëshpërohen por të jenë të qëndrueshëm e plot durim”. Është fjalë për një
“detyrë të vështirë” për të cilën “nuk mjaftojnë fjalët, lypet angazhimi konkret dhe
i qëndrueshëm i përgjegjësve të kombeve...”. Kështu pohoi mes tjerash Papa në meshën
e ditës së parë të vitit të ri, derisa natën e kaluar një autobombë para një Kishe
të krishterë të Aleksandrisë së Egjiptit, shkaktoi 21 të vdekur e 8 të plagosur. “Njerëzimi
– tha Papa Racinger – nuk mund të dorëzohet e të mos reagon para forcës negative të
egoizmit e të dhunës; nuk duhet të mësohet të bashkëjetoi me konflikte që shkaktojnë
viktima e vënë në rrezik të ardhmen e popujve”. Papa Racinger kremtoi Meshën para
mase dhjetë mijë besimtarëve e në homeli propozoi disa fjali të mesazhit të tij për
Ditën e 44-të botërore të Paqes, të cilën Kisha e kremton sot, e që sivjet ka për
temë lirinë fetare.