2011-01-01 12:59:04

Gëzuar Vitin e Ri 2011, dëgjues të nderuar të Radio Vatikanit e shqiptarë kudo që ndodheni, le të ecim së bashku me Jezusin e kështu ky Vit të jetë i lumtur e i mirë.


Fillojmë sot një Vit të Ri me shpresë në Zotin; e fillojmë duke iu lutur Hyjit të na bekojë me hire qiellore, e me ndërmjetësi të Marisë, Nënës së Zotit, të na dhurojë e paqen: për familjet tona, për fshatrat e qytetet tona, për vendlindjen e për botën mbarë”.
Pra, të ecim pikërisht në rrugën e dashurisë së zemrës, që është dija e atyre, të cilët nuk u lodhën kurrë s’e kërkuari fytyrën e paqen e Zotit.
Mund të jemi të sigurt: në se nuk lodhemi s’e kërkuari fytyrën e Tij Hyjnore, në se nuk i nënshtrohemi tundimit të humbjes së besimit e të dyshimit, në se përmes vështirësive të panumërta, mbetemi gjithnjë të lidhur ngushtë me Të, do të provojmë patjetër pushtetin e dashurisë së Tij e të përdëllimit të Tij, Foshnja e Betlehemit që Virgjëra Mari ia dëfton sot botës, na fton të bëhemi veprimtarë të dashurisë e të paqes, dëshmitarë të Tij, Princit të Paqes, Jezusit Zot. Amen!.







All the contents on this site are copyrighted ©.