Gëzuar Vitin e Ri 2011, dëgjues të nderuar të Radio Vatikanit e shqiptarë kudo që
ndodheni, le të ecim së bashku me Jezusin e kështu ky Vit të jetë i lumtur e i mirë.
Fillojmë sot një Vit të Ri me shpresë në Zotin; e fillojmë duke iu lutur Hyjit të
na bekojë me hire qiellore, e me ndërmjetësi të Marisë, Nënës së Zotit, të na dhurojë
e paqen: për familjet tona, për fshatrat e qytetet tona, për vendlindjen e për botën
mbarë”. Pra, të ecim pikërisht në rrugën e dashurisë së zemrës, që është dija
e atyre, të cilët nuk u lodhën kurrë s’e kërkuari fytyrën e paqen e Zotit. Mund
të jemi të sigurt: në se nuk lodhemi s’e kërkuari fytyrën e Tij Hyjnore, në se nuk
i nënshtrohemi tundimit të humbjes së besimit e të dyshimit, në se përmes vështirësive
të panumërta, mbetemi gjithnjë të lidhur ngushtë me Të, do të provojmë patjetër pushtetin
e dashurisë së Tij e të përdëllimit të Tij, Foshnja e Betlehemit që Virgjëra Mari
ia dëfton sot botës, na fton të bëhemi veprimtarë të dashurisë e të paqes, dëshmitarë
të Tij, Princit të Paqes, Jezusit Zot. Amen!.