2011-01-01 16:40:46

Don Gjergj Meta komenton mesazhin e Papës: për një paqe pa kufizime


Nisma e reflektime të ndryshme për përhapjen e mesazhit të Papës tëDitës së 44-të Botërore të Paqes që kremtohet më 1 janar. Sivjet mesazhi i Benediktit XVI për kremtimin e kësaj dite kushtuar paqes ka për temë “Liria fetare, udhë “Liria fetare, rrugë për paqen”.
Paqja, dhuratë e Zotit e njëkohësisht një plan për t’u realizuar për të mirën e njerëzimit mbarë, e që kurrë nuk është plotësuar deri në fund, ende sot vazhdon të shkelet e të nëpërkëmbët kudo në botë me forma të ndryshme e të shumta, madje tepër të shumta.
Prandaj, Papa na fton ti lexojmë ngjarjet e realitetin e njerëzimit në dritën e Paqes, dhuratë e Zotit e ta ndërojmë historinë duke u nisura nga stili i jetës sonë personale e asaj komunitare.
Paqja dhuratë e Zotit e detyrë e njeriut e liria fetare si udhë për të arritur te paqja e qëndrueshme mes njerëzve, bashkësive e popujve. Kjo është thirrja e ky është propozimi që na vjen nga Papa Benedikti XVI. Të dëgjojmë zëdhënësin e Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, don Gjergj Metën si e lexon këtë mesazh papnor duke pasur parasysh edhe realitetin në Shqipëri. Ta dëgjojmë...........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.