2010-12-31 12:16:31

Zotit t’ia besojmë kohën e jetën në Vitin e Ri


Zoti që kurorëzon këtë vit me mirësinë e Tij Hyjnore, ju pasuroftë me dhanti e të mira qiellore gjatë tërë Vitit të Ri 2011. Urimi jonë për këtë Vit të Ri shndërrohet në lutje drejtuar Zotit që t’i bëjë të frytshme përpjekjet e mirat të të gjithëve. T’ia besojmë, pra, Atij dëshirat e planet tona dhe tërë jetën tonë. Atij t’ia lartojmë lavdet e lutjen plot besim:
Ty, o Atë i jetës, zanafillë pa fillesë, e mira e pambaruar e drita e amshuar, me Birin e me Shpirtin Shenjt nderim e lumturi, lavdi e mirënjohje në shekuj pa mbarim. Amen!
Në Ty, o Atë i jetës shpresuam dhe në Ty do ta mbështesim prapë shpresën tonë. Ti, në Krishtlindje i solle gëzimin botës, duke rrezatuar mbi rrugën e njerëzve e të popujve dritën tënde Hyjnore, të cilën s’ka forcë që mund ta shuajë.
Uroj që çdo njeri vullnetmirë ta provojë e shijojë dashurinë e paqen tënde Hyjnore, o Atë i ynë Qiellor. Amen!







All the contents on this site are copyrighted ©.