Mesazhi i ipeshkvit të Kosovës për Krishtlindje. Kosova ka nevojë për njerëz të aftë
në udhëheqje
Krishtlindja na fton të gjithëve t’ia përgatisim vendin Zotit në jetën tonë, në mënyrë
që të shkëlqejë Drita e Tij në gjestet e përditshme. Dhuratat Hyjnore që Jezusi Foshnje
u sjell të gjithëve pa dallim e pa përjashtim, janë shpresë për çdonjërin prej nesh
e thirrje të kontribuojmë në ndërtimin e shoqërisë së re kosovare e në kultivimin
e vlerave për të mirën e përbashkët. Të frymëzuar nga Foshnja Hyjnore e Betlehemit,
të angazhohemi për të ndihmuar në mënyrë pozitive për kapërcimin e vështirësive e
të krizës që shkakton ekonomia e politika. E “Kosova, sipas ipeshkvit të Prishtinës,
ka nevojë për njerëz të drejtë, të aftë e të ndershëm për ta udhëhequr drejt një të
ardhme më të mirë e më premtuese për Vendin”. Po ta dëgjojmë mesazhin e ipeshkvi
imzot Dodë Gjergji për Krishtlindjen e këtij viti e urimet për Vitin e Ri 2011......