2010-12-29 15:13:21

Krishtlindja në Prishtinë. Foshnja e Betlehemit qoftë qendra e zemrave dhe miku më i madh i jetës.


Kremtimi i Krishtlindjes në Kishën Katedrale të re në Prishtinë kaloi në një atmosferë të veçantë e në shenjë shprese për të gjithë, siç tha ipeshkvi i vendit “të sigurt se Zoti ecën me ne”. “Kisha, shtoi imzot Dodë Gjergji, vazhdon të mbjell farën e paqes e të vëllazërimit duke punuar kurdoherë në kultivimin e vlerave shpirtërore e qytetare që janë të domosdoshme për ndërtimin e shoqërisë së re kosovare”.
Gjatë homelisë së Meshës së Krishtlindjes, ipeshkvi i vendit përshkoi kronologjinë e historisë së Kosovës nga lashtësia e deri në kremtimin e kësaj Krishtlindje në Katedralen e re të Prishtinës, duke përmendur etapat që karakterizuan ecjen deri te liria e pavarësia e Vendit, po më hollësisht të ndjekim shërbimin e Rabie Ibraj....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.