2010-12-29 15:10:13

Emërime të reja në Vatikan


(29.12.2010 RV)Meshtari spanjoll Celso Morga Irzubieta është sekretari i ri i Kongregatës për Klerin. Benedikti XVI e emëroi sot, duke e ngritur edhe në dinjitetin e kryeipeshkvit, me seli në Alba Maritima. I specializuar në të drejtën kanonike, prelati 62-vjeçar, ka qenë nënsekretar i të njëjtit dikaster, pas detyrave të ndryshme në një dioqezë të Spanjës. Zëvendëson kardinalin Mauro Piaçenca, që është bërë prefekt i Kongregatës.
Papa emëroi po sot edhe sekretarin e ri të Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve. Ai është imzot Marçelo Bartoluçi, 66 vjeçar, nga Bastia Umbria, aktualisht nënsekretar në këtë dikaster. Edhe imzot Bartoluçi ka kryer studime në të drejtën kanonike dhe njihet si ekspert i përkthimeve në latinisht, duke qenë përgjegjës për dekretet e përgatitura nga Kongregata.







All the contents on this site are copyrighted ©.