2010-12-28 17:07:01

Bashkësia e Tezesë: mijëra të rinj në Roterdam për të zbuluar gëzimin që buron nga besimi në Zotin.


(28.12. 2010 RV) Për herë të parë në Holandë: mijëra të rinj arritën sot në Roterdam për të marrë pjesë, deri më 1 janar, në takimin e 33–të evropian, organizuar nga Bashkësia Ekumenike e Tezesë, nismë e filluar që më 1978 nga themeluesi, Vëllau Rozhè, për të promovuar pajtimin ndërmjet popujve.RealAudioMP3
Si çdo vit, të rinjtë arritën në Holandë jo vetëm nga vendet evropiane, por edhe nga vende jashtë Kontinentit, për të lënë një shenjë të dukshme në familjet e në famullitë, të cilat do t’i përbujnë, në qytetin e lindjes së Erazmit të Roterdamit, njeriut më të kulturuar të Mesjetës, që shkroi, ndërmjet tjerash, edhe veprën “Lavdërim i marrëzisë”, apologji e fesë së krishterë, që njeh si Zot Njeriun-Hyj, i cili vdes e ringjallet nga të vdekurit, në kundërshtim të plotë me arsyen klasike greke, të kryesuar nga Aristoteli.
Në mikrofonin e Radios sonë, eprori i Bashkësisë së Tezesë, fratel Aloise:

Pyetje: - Vëlla Aloise, ç’prisni nga ky takim i ri i Roterdamit. E dimë se një nga fjalët kyçe të takimeve të Bashkësisë suaj është “gëzimi”. Prandaj edhe vetë Papa i uroi të rinjtë: “Zoti ju priftë në gurrat e gëzimit”.

Përgjigje: - Gëzimi është në qendër të fesë sonë. E duhet ta rizbulojmë gëzimin, që të fal besimi në Zotin, sepse vetëm kështu do të jemi vërtet gati t’i kuptojmë përgjegjësitë tona në jetë, në Kishë e në shoqëri, për të jetuar me besim të plotë në Zotin.

Pyetje: - Ç’emocion provoni, kur shikoni gjithë këta të rinj të ardhur nga vende nganjëherë krejt të ndryshme, që kërkojnë Zotin...

Përgjigje: - Emocionin, që i shikoj se kanë etje për të gjetur kuptimin e jetës.

Në takimet e të rinjve të Tezesë tashmë prej vitesh marrin pjesë edhe të rinj nga Shqipëria. Në vitin 1991 ishin pikërisht atje, ku rreh zemra e bashkësisë ekumenike: në Tezè. Ishte gusht. Shqipëria kalonte një verë me temperatura shumë të larta, që do të çonin në djegien e diktaturës. Pastaj, në takimin ndërkombëtar, në Vjenë. Të rinjtë shqiptarë çanin të parët barrierat e ndaluara, kalonin pa frikë pushkatimi kufirin e atdheut, drejt Evropës. Me vizë, natyrisht. E tani, pa vizë, në Holandë. Por, sa janë? Pse e kanë marrë rishtas këtë shtegtim kaq të gjatë? Me ç’ kritere janë zgjedhur?
Të dëgjojmë zëdhënësin e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, don Gjergj MetaRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.