2010-12-25 19:44:40

Gëzuar: për shumë vjet Krishtlindjen!


“Për shumë vjet Krishtlindjen!”
E nisim programin e solemnitetit të sotëm me urimin tradicional të Benediktit XVI në gjuhën shqipe,
për ta vijuar me urimin tonë:
Për shumë vjet Krishtlindjen shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë e ndër arbëreshë. Gëzuar në Romë e nëpër udhët e pafundme të botës, që u hapën edhe për të ngujuarit e fundit të Evropës! Në këtë ditë të mbushur plot me dritën, që buron nga Shpella e varfër e Betlehemit, urojmë pleq e fëmijë, të rinj e të moshuar, gra e burra, ta kenë zemrën plot me dhuratën e madhe, me gëzimin e paqen, që na dhuron Zoti-me–ne.
Nga mot gëzuar!
Krishti, i lindur për ne, na frymëzoftë të punojmë për të mirën e të gjithëve, ngushëlloftë të sëmurët, paqëtoftë të vuajturit, ndihmoftë ata që këtë ditë të madhe e kalojnë pranë vëllezërve më nevojtarë.
Për shumë mot!







All the contents on this site are copyrighted ©.