2010-12-25 10:40:00

Ati i Shenjtë në Meshën e Natës së Krishtlindjes: Zoti na do, që edhe ne të mund të duam


(25.12.2010 RV)Në homelinë e Meshës së Natës së Krishtlindjes, Papa pohoi se Hyji, pikërisht në ligështinë e foshnjërisë së tij, është Zot i fuqishëm e na tregon kështu, përballë pushteteve mburravece të botës, forcën, që i përket vetëm Zotit. Me mishërimin e Fjalës, distanca e pafundme ndërmjet Hyjit e njeriut u zhduk. Ai e uli veten këtu poshtë, mes nesh, siç thonë Psalmet; Ai zbriti me të vërtetë, Ai hyri vërtet në botë, u bë një nga ne, për të na tërhequr të gjithë pas vetes. Ky Fëmijë është vërtet Emanueli- Zoti-me-ne.... Ky Kërthi ndez në zemrat e njerëzve dritën e mirësisë e u jep forcë të përballojnë tërbimin e tiranisë. Brez pas brezi ai e ndërton mbretërinë e vet brenda njeriut, duke nisur nga zemra. Por është e vërtetë edhe se shkopi i xhelatit nuk është copëtuar, vijon të vringëllojë ende. Edhe sot e kësaj dite udhët e Planetit tronditen nga zhurma e këpucëve të rënda të ushtarëve e përsëri e përsëri mbi botë ndehet petku i lyer me gjak (Is 9,3). Po Ai erdhi, Ai vjen e na hap rrugën për t’u bashkuar me Zotin. Ai krijon vëllazërimin e vërtetë e na do, që edhe ne të bëhemi njerëz, të cilët mund të duan bashkë me Të; e kështu, mbi tokë, të mbretërojë paqja.







All the contents on this site are copyrighted ©.