2010-12-23 07:02:46

Thirrje e Rojtarit të Tokës Shenjte: mos ta bëjmë të kotë pritjen e Krishtlindjes.


“Të mos e zbrazim këtë Krishtlindje nga madhështia e saj, përherë e njëjtë, e gjithherë e re”: këtë thirrje bën Atë Xhanbatista Picabala në mesazhin e tij për Krishtlindjen 2010. Është një festë – lexohet në tekst - që na merr për dore, për të parë Hyjin në një ferishte, për të besuar në një Zot, i cili e mbyll gjithë madhështinë tij, në vogëlsinë e humanitetit tonë. Atë Picabala i nxit të gjithë besimtarët edhe për ta parë Lindjen e Mesme, Tokën e Jezusit, me sytë e Zotit. Por, ta dëgjojmë vetë Rojtarin e Tokës Shenjte:RealAudioMP3

Përgjigje: - U mbështeta në një nga fragmentet e homelisë së Papës Benedikti XVI në hapjen e Sinodit. Shumë shpesh, kur flasim për Tokën e Shenjtë e për Lindjen e Mesme, hyjmë në diskutime politike, perspektiva, thashetheme, pak nga të gjitha.. . Do të ishte mirë e do të ishte me rëndësi të japim një perspektivë tjetër... perspektivën e Zotit, të Zotit që bëhet njeri, që fal, që ka mëshirë për të gjithë e, sidomos, që di ta shndërrojë zemrën e njeriut, ta bëjë t’i besojë.

Pyetje: - Një thirrje tjetër juaja është të mos zbrazet kuptimi i ardhjes së përvitshme, por gjithnjë të re, të Krishtlindjes...

Përgjigje: - Themi shumë gjëra që janë vërteta, por shpesh herë rrezikohemi të harrojmë kryesoren... Mesazhi i Krishtlindjes është shumë i bukur: gjithnjë i njëjtë, e gjithnjë i ri: është Zoti që na do, përsëri e përsëri... E gjithnjë në mënyrë të re...

Pyetje: - Një urim të posaçëm nga Toka Shenjte, nga Rojtari i Tokës Shenjte...

Përgjigje: - Uroj që Krishtlindja, e cila përmbush shpresat e çdo njeriu, që takohet me Zotin e mishëruar, të jetë edhe fillesë e re; të jetë, për secilin nga ne, përkryerje e të gjitha dëshirave në Jezusin.







All the contents on this site are copyrighted ©.