2010-12-23 15:44:03

Për Krishtlindje, mund të ketë dhunë kundër të krishterëve në Indi


(23.12.2010 RV)Lëvizja radikale hinduiste, Kui Samaj do të mblidhet në Kandhamal të Shtetit indian të Orisës, pikërisht në ditën e Krishtlindjes. Lajmi shkaktoi panik në të krishterët e zonës, ndërsa qeveria duket se nuk jep siguri të mjaftueshme për ç’mund të ndodhë. Qëllimi i lëvizjes është të nderojë kujtimin e hinduistit të vdekur në vitin 2007, në përleshjet brenda kishave të vendit, për vrasjen e të cilit Kui Samaj ka akuzuar gjithnjë të krishterët. Në të vërtetë, siç shpjegojnë banorët e rajonit, Malik (kështu quhej indiani hindusit) u plagos kur po shkatërronte një kishë dhe vdiq në rrethana, që nuk janë sqaruar kurrë.
Kujtojmë se zona e Kandhamalit u sprovua nga dhuna kundër të krishterëve në vitin 2007, por edhe për shtatë javë, ndërmjet gushtit e shtatorit 2008. Më 2007, dhuna e fondamentalistëve hinduistë shkaktoi 9 të vdekur. Gjithashtu, u përdhunuan shumë gra, u shkatërruan 730 shtëpi e 115 kisha dhe u dëmtuan mëse 40 ndërmarrje e dyqane.








All the contents on this site are copyrighted ©.