2010-12-23 15:40:11

Papa emëron një prelat kinez në krye të Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve


(23.12.2010 RV)Konsiderohet një emërim shumë i rëndësishëm në Vatikan, ai i salezianit kinez, Savio Hon Tai-Fai, si sekretar i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve. Me dekretin e sotëm, Papa e emëron kryeipeshkëv dhe i jep në dorë kryesinë e dikasterit vatikanas.
Imzot Hon Tai-Fai është kinezi i parë në krye të “Propaganda Fide”-s. Emërimi bëhet menjëherë pas shugurimit të ipeshkvijve, pa lejen e Benediktit XVI, në Pekin dhe pas asamblesë së katolikëve “patriotë”, dënuar ashpër nga Selia e Shenjtë.
Saleziani 60 vjeçar nga Hong-Kongu është pedagog i teologjisë sistematike në seminarin e vendit, anëtar i Komisionit teologjik ndërkombëtar dhe i Akademisë Papnore të Teologjisë. Konsiderohet njeri i dialogut e natyrisht, njeh me themel realitetin kinez dhe ka marrëdhënie me krejt Kishën në Kinë, edhe me atë të regjimit. Puna e tij do të jetë e rëndësishme për mbylljen e çarjeve ndërmjet Pekinit dhe Vatikanit, të krijuara kohët e fundit.







All the contents on this site are copyrighted ©.