Nata e Krishtlindjes: historiku i këngës ‘Ti ulesh prej parrizit’
Në dhjetor të vitit 1754 Shën Alfons de Liguori improvizoi në një Kishë të Nolës këngën-himn
të Krishtlindjes: "Ti zbret nga yjet". E lehtë për t’u kënduar, e përshtatshme për
mundësitë vokale të fëmijëve, të grave e të njerëzve të popullit, kjo nina-nanë u
përhap shumë shpejt e u përkthye në gjuhë të ndryshme të botës, duke u bërë, së bashku
me ‘Stille Nacht’, një tjetër himn i Solemnitetit të Lindjes së Krishtit. Është
një nga këngët më të ëmbla të Krishtlindjes. E këtë këngë, të cilën e pëlqente shumë
edhe kompozitori i famshëm italian, Gjuzepe Verdi, ne vijojmë ta këndojmë si lutje,
sepse u frymëzua pikërisht nga dëshira e Themeluesit të Redentoristëve, autorit të
shumë veprave asketike e dogmatike, rrëfyesit, muzikanit, kompozitorit, dijetarit
të madh, Shën Alfonsit, për t’ia predikuar Ungjillin çdo krijese, edhe me tinguj muzikorë.
Prandaj pa këtë himn Krishtlindja do të kishte diçka mangut. Kënga u përkthye shumë
shpejt edhe në gjuhën shqipe, nga një përkthyes që kishte cilësi të përafërta me krijuesin
e saj. E cili nga studiuesit e letrave shqipe e di se përkthyesi i himnit të dytë
të Krishtlindjes, pas ‘Stille Nacht’, është meshtari e poeti i madh, dom Ndre Mjeda,
i shtyrë nga e njëjta dëshirë: ‘t’ia predikonte Ungjillin çdo krijese’. Ja
këtu më poshtë kënga në përkthimin e Mjedës. Ti ulesh prej parrizit Ti
ulesh prej parrizit, O Zot e mbret madhnije. E në tokë vjen m’ u bâ nieri Vetem
prej dashtenije: Aq i dashtun jé per né Qi në nji shpellë ti vjen me lé! O
Zot i lum, Un s’e kam ditë se ti Né të shkretët na don kaq shum! Për ty qi
rruzullimin Gjithmbarë e ké krijue, S’jânë gjetë as shpí as petka, E zjermi
të ka mungue. Tash âsht dimen, akull, borë, Me qindrue njashtu â zór. O djalë
i shkretë! Prei së ftofti ti po dridhe, Po dridhe e po bertet! O Biri i të
naltit Zot. Ti pate gjith lumnín, Por deshtas e ké lanun E kapë e ké vorfninë. Pra
pse kján e pse gjimon, Kerkush tý nuk po t’ankon: Ti do me më msue Se pa
durim nuk mundet Kerkush m’u shelbue. Ne disha gja ti fshân E kján, o bukuri, Persč,
si duhet, nieri S’t’a din gjith at dashtëní; Vesht e mora un i ngrati Se
at mundim t’a nep ty mkati; O mkat mallkue! Por ti, o Zot, më fal! Më fal
se jam pendue! Ti flęn përmbi at grazhd, O i lumi djalë plot hír. Por zęmers
me mârrë gjűm I del fort pűn’ e fshtír. Zęmra e jote pse po lngon! Natë e
ditë shka po mendon? Un tjeter s’po mendoj Veçse me dekë per njerin. Me dekë
qi ta shelboj! Me lé e me dekë per mue Dashtnija të ka shternguemun: E vetë
pa të dashtë, o Jezu, Si mundemi me rrnuemun? Shpnesa e ęme, o Virgjin Mrí, Me
dashtë Krishtin se nuk di, Tý të kjosha true: Më mso gjithmonë me e dashtun, Me
e dashtë e me e levdue!