2010-12-21 16:52:16

Shërbim i ri i Radio Vatikanit për dëgjuesit


(21.12.2010 RV)Me rastin e festave të Krishtlindjes, faqja e internetit e Radio Vatikanit ofron një shërbim të ri për dëgjuesit. Është fjala për mundësinë e ndjekjes së kremtimeve liturgjike, të kryesuara nga Ati i Shenjtë, në emision të drejtpërdrejtë audio/video dhe me cilësi të lartë HD. Për meshën e vigjiljes, të premten, më 24 dhjetor, duke filluar nga ora 22, për mesazhin e Krishtlindjes me bekimin “Urbi et Orbi” të 25 dhjetorit në orën 12.00 dhe për meshën e Ditës Botërore të Paqes, më 1 janar në orën 10.00, do të jetë e mundur të zgjidhni një nga shtatë gjuhët e radiokronikës: italisht (ITA), frëngjisht (FRA), anglisht (ING), gjermanisht (TED), spanjisht (SPA) dhe portugalisht (PORT). Në vigjiljen e 24 dhjetorit do të kemi edhe komentin në kinezçe, ndërsa në kremtimin e 1 janarit, në arabisht.
Lidhja me internet është shumë e thjeshtë. Në adresën www.radiovaticana.org, në faqen e parë, klikoni mbi ikonën “Audio Video Player”. Aty do të gjeni edhe një risi tjetër të rëndësishme, të ashtuquajturin “Vatican Tic”, në të cilin mund të shihni lajme, që kanë të bëjnë me kalendarin e veprimtarive të Atit të Shenjtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.