2010-12-18 15:14:20

Papa: shoqëria që refuzon të sëmurët është
e pashpirt e çnjerëzore.


“Një shoqëri që nuk arrin ti pranon njerëzit që vuajnë dhe nuk është e aftë të kontribuoi përmes mirëkuptimin e përdëllimit për të bërë që vuajtja të bashkëndahet e të bartet edhe në brendësi është një shoqëri mizore dhe çnjerëzore”. Papa Benedikti XVI duke cituar enciklikën ‘Spe salvi’ ripohoi këtë qortim në mesazhin e tij për Ditën e ardhshme botërore të Sëmurit që bie më 11 shkurt 2011. Teksti i mesazhit papnor kushtuar kësaj dite botërore u shpall sot në Vatikan.
“Nëse çdo njeri është vëllai ynë, aq më tepër ai që është i ligshtë e i pafuqishëm, ai që vuan e është nevojtar për ilaçe e mbështetje duhet të jetë në qendër të vëmendjes sonë, në mënyrë që asnjë prej tyre të mos ndjehet i harruar apo i mënjanuar”, shkruan Papa në mesazhin e tij për Ditën e të Sëmurit. Vërtet, vijon citimi i ‘Spe salvi’, “vlera e njerëzimit matet e përcaktohet thellësisht në raport me vuajtjen e me atë që vuan. Kjo vlen për individin si dhe për shoqërinë”.
Në mesazh, Ati i Shenjtë na fton të reflektojmë mbi temën “Prej plagëve të tij jeni shëruar”, duke kujtuar se “pikërisht përmes plagëve të Krishtit që ne mund ti shohim, me sytë e shpresës, të gjitha të këqijat që e mundojnë njerëzimit’. Duke u Ngjallur – shkruan Papa Racinger -, Zotëria Jezus nuk e ka shuar vuajtjen dhe të keqën nga bota, por i ka fituar e mposhtur në rrënjë. Prepotencës të të Keqit i ka kundërvu gjithëpushtetësinë e Dashurisë së vet”.
Pastaj duke përmendur vizitën e tij papnore në Torino, majin e kaluar e ndalesën para Sindonit të Shenjtë, e në të njëjtën kohë duke shikuar drejt Ditës së ardhshme Botërore të Rinisë në gusht 20111, Papa pohon se “shpesh Mundimet, Kryqit i Jezusit na frikojnë, sepse na duken si mohim i jetës. Në realitet e vërteta, është pikërisht e kundërt! Kryqi – shpjegoi – është po-ja e Zotit thënë njeriut, shprehja më e lartë e më e fortë e dashurisë së tij e gurrë prej nga buron jeta e amshuar “. Të rinjve Papa u porosit ta “njohin” e ti “shërbejnë” Jezusit “edhe në të varfër, në të sëmurë, në vëllezër e motra që vuajnë e që janë në vështirësi, që kanë nevojë për ndihmën tuaj”.
Së fundit një “përshëndetje të përzemërt drejtuar ipeshkvijve, meshtarëve, njerëzve të shuguruar, seminaristëve, punonjësve të shëndetësisë, vullnetarëve e të gjithë atyre që i kushtohen e përkushtohen me dashuri duke shëruar e lehtësuar vuajtjet çdo vëllai e motre të sëmurë, nëpër spitale apo klinika, në familje e kudo që ndodhën”. “Në fytyrat e të sëmurëve – pohon Papa – dini të vështroni gjithmonë fytyrën e fytyrave: atë të Krishtit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.