2010-12-18 15:28:02

Një jezuit njihet nga hebrenjtë si "i drejtë ndër kombe"


Jezuitit, atë Rafaele de Gantuz Kube, lindur në Orçiano Pizano në vitin 1904 iu dorëzua medalja “I drejtë ndër kombe”, e cila u jepet të gjithë atyre që kanë ndihmuar hebrenjtë nga instituti i njohur i Jeruzalemit “Jad Vashem”. Atë Kube fshehu 3 fëmijë hebrenj në Kolegjin e Mondragones, pranë Fraskatit në Itali, gjatë kohës kur ishte rektor, nga viti 1942 deri në vitin 1947. Instituti hebre, që ia dorëzoi medaljen të nipit, kujtoi kështu ata persona jo hebrenj, që vepruan heroikisht për të shpëtuar edhe një person të vetëm nga genocidi nazist, duke vënë në rrezik edhe jetën.







All the contents on this site are copyrighted ©.