2010-12-18 15:27:14

Ati i Shenjtë viziton Bibliotekën Apostolike të Vatikanit


Ati i Shenjtë vizitoi Bibliotekën Apostolike të Vatikanit, e cila u hap sërish, pas restaurimit, më 20 shtatorin e këtij viti. Benedikti XVI përshkoi për herë të dytë sallat e madha, përplot me libra, pasi e pati vizituar më 25 qershor 2007, pak para mbylljes për restaurimin, që zgjati 3 vjet.
Biblioteka e Vatikanit është një institucion shumëshekullor, fillimet e të cilit i gjejmë në shekullin IV, me Scrinium-in e Kishës Romake, bibliotekë dhe arkiv njëkohësisht. Në shekullin VIII flitet për herë të parë për figurën e Bibliothecarius të Kishë Romake, me emrin Teofilato, emrëuar gjatë papnisë së Adrianit I, në vitin 784. Në ditët tona, Biblioteka drejtohet nga kardinali Rafaele Farina, salezian, në bashkëpunim me prefektin, imzot Çezare Pazini. Pasi gati u prish, në shekullin XIII, me transferimin e shumë vëllimeve në Peruxhia, Asizi dhe Avinjon, Biblioteka Apostolike u rihap nga Papa Gjoni XXII (1316-1334). Për herë të parë, ajo u hap për intelektualët e kohës nën Papën Nikolò V (1447-1484) e akoma sot, vazhdon të mirëpresë studiues nga e gjithë bota.







All the contents on this site are copyrighted ©.