2010-12-17 18:27:55

Samiti i BE-së siguron mbështetje afatgjatë në krizën e euros


Pas kontradiktave të gjata në lidhje me kursin e duhur për shpëtimin e euros, BE tregon një sinjal uniteti. Samiti i BE-së në Bruksel vendosi shpejt për një ombrellë shpëtimi jo të përkohshme, por të vazhdueshme për vendet e eurozonës në vështirësi dhe ndryshimin përkatës të marrëveshjes së traktatit të BE.
Pjesëmarrësit, si kancelarja gjermane, Angela Merkel, folën për një sinjal për Evropën dhe euron. Mesazhi drejtuar tregjeve financiare është që BE nuk lë në baltë asnjë anëtar të saj. Ombrella e shpëtimit do të hapet nga viti 2013 dhe do të zëvendësojë fondet miliardëshe të deritanishme për vendet e eurozonës në vështirësi.







All the contents on this site are copyrighted ©.