2010-12-17 16:57:07

Predikimi III i Kohës së Ardhjes në Vatikan: vetëm dashuria mund t’ia hapë zemrën, atij që e bën arsyen idhull.


(17.12.2010 RV)“Racionalizmi, së bashku me shkencizmin ateist e me shekullarizimin, kontribuojnë për ta larguar një pjesë të mirë të kulturës moderne nga Ungjilli”: kjo u theksua në predikimin III të Kohës së Ardhjes, mbajtur sot paradite nga atë Raniero Kantalamesa, në Kapelën e Nënës së Shëlbuesit, në Vatikan. I pranishëm edhe Benedikti XVI. Predikatari i Shtëpisë Papnore nënvizoi se përballë atyre, që e bëjnë arsyen një idhull të vërtetë, rruga më e mirë për ta kumtuar Jezusin, më shumë se përpjekja për argumentim racional të kundërt, është përvoja e krishterë konkrete. Vetëm dëshmia e jetuar e dashurisë së krishterë mund të hapë një plasaritje në zemrën e racionalistëve. E vërteta – vijoi predikatari i Shtëpisë papnore, duke cituar të Lumin Njumën - nuk mbeti e patundur në botë falë ndonjë sistemi, as falë librave apo argumenteve, e as për meritë të pushteteve tokësore, por falë ndikimit të njerëzve të cilët, me jetën e tyre, e bëjnë të dukshme dashurinë e Zotit.







All the contents on this site are copyrighted ©.