2010-12-17 17:45:51

BE i akordon Malit të Zi statusin e vendit kandidat, kënaqësi në Podgoricë


Bashkimi Evropian ka vendosur t’i jap Malit të Zi statusin e vendit kandidat për anëtarësim në bllokun 27 anëtarësh. Ky vendim është "një sinjal të fuqishëm për përkushtimin tonë në të ardhmen" për vendet e Ballkanit, tha kryetari i Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Barozo. “Vendimi i sotëm i BE-së është një ndër lajmet më të mira që kur Mali i Zi është bërë i pavarur”, tha ministri i jashtëm Milan Roçen. “Është një ditë e madhe e një sukses i madh për vendin tonë shtoi ministri i jashtëm i Malit të Zi. Është sukses për qeverinë malazeze, për opozitën e në rend të parë të gjithë qytetarët e Malit të Zi që e shikojnë të ardhmen e tyre në Bashkimin Evropian”.







All the contents on this site are copyrighted ©.