2010-12-16 17:53:39

Samit i BE-së afër Brukselit mbi krizën financiare


Në Samitin e sotëm 27-tëve që mbahet në Kështjellën Bouchout, në Meise të Belgjikës marrin pjesë Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, i Komisionit Europian, Jose Manuel Barosso, ai i Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek si dhe personalitete të njohura të politikës evropiane, kryetarë shtetesh e qeverish dhe liderë të opozitës të vendeve të BE-së e atyre jashtë BE-së.
Edhe kryeministri i Shqipërisë Berisha është i pranishëm në këtë takim të nivelit të lartë.
Samiti që drejtohet nga Presidenti i PPE, Wilfried Martens, i paraprin mbledhjes së Këshillit Evropian, e trajton argumentin shpëtimin e euros nga kriza që përshkon këtyre muajve Bashkimin Evropian. Po kështu pritet të krijohet edhe një mekanizëm permanent, hyn në fuqi nga 2013, që do të mundëson mbrojtjen e shteteve anëtare nga turbullirat financiare.







All the contents on this site are copyrighted ©.