Papa: ndjehet nevoja e një klase të re intelektualësh. Universiteti është i thirrur
ta luaj këtë rol, Kisha e mbështet.
“Në kohët tona ndjehet nevoja e një klase të re intelektualësh të aftë ti interpretojnë
dinamikat shoqërore e kulturore duke ofruar zgjidhje jo abstrakte, por konkrete e
realiste”. Kështu pohoi mes tjerash Papa në homelinë e shqiptuar gjatë lutjes së Mbrëmësores
në Bazilikën e Vatikanit së bashku me studentët e universiteteve romake. “Universiteti
– shtoi Benedikti XVI – është i thirrur ta zhvillojë këtë rol të pazëvendësueshëm
e Kisha është e bindur për këtë dhe është mbështetëse e kësaj”.
Benedikti XVI
pastaj ui drejtua bashkësisë universitare romake, që “me pasurinë e institucioneve
të veta shtetërore, private, katolike e papnore – tha Ati i Shenjtë – është e thirrur
në këtë detyrë historike tejet të rëndësishme: atë të kapërcimit të paragjykimeve
që shpesh pengojnë zhvillimin e një kulture të vërtetë”. Një thirrje që prek thelbin
e marrëdhënies ndërmjet fesë e arsyes: “Duke punuar në sinergji, në mënyrë të veçantë
me Fakultetet teologjike – është urimi që shprehi Papa- Universitetet romake të mund
të tregojnë se është i mundur një dialog i ri e një bashkëpunim i ri ndërmjet fesë
së krishterë e dijeve të ndryshme, pa ngatërrime, pa përzierje e pas ndarje, por duke
bashkëndarë të njëjtën frymëzim e anim në shërbim të njeriun në kuptimin e plotë të
fjalës”.
Në vijim të homelisë Papa u bëri thirrje t’i zbatojmë fjalët e shën
Jakut apostull i cili na fton: “Të jemi të qëndrueshëm, deri në ardhjen e Zotit” (Kj
5,7). Thirrja e Apostullit na tregon udhën që na çon në Betlehem duke e liruar zemrën
tonë prej çdo vuajtje e pritje të rreme, që mund të rrënjosët në ne nëse harrojmë
se Zoti tashmë ka ardhur, tashmë është i pranishëm në historinë tonë personale e komunitare
dhe na kërkon ta dëgjojmë e ta pranojmë. Hyji i Abrahamit, i Izakut dhe i Jakobit
na është dëftuar, ka treguar fytyrën e tij e ka marr për banim mishin tonë, në Jezusin,
birin e Marisë – Zot i vërtet e njeri i vërtet – që do ta takojmë akoma edhe një herë
në Shpellën e Betlehemit”.