2010-12-16 15:34:08

Kosovë: Këshilli i Evropës kërkon hetim ndërkombëtar e kombëtar rreth zhdukjes, trafikut të organeve e korrupsionit.


Komiteti për Çështjet Ligjore i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka kërkuar zhvillimin e nj seri hetimesh në nivelin kombëtar e ndërkombëtar mbi denoncimet për zhdukje, trafikim organesh, korrupsion e për lidhje mes grupeve të krimit të organizuar e rretheve politike në Kosovë, që përmban raporti i përpiluar nga relatori zviceran Dick Marty.

Në një boce rezolutë të miratuar njëzëri sot në Paris nga Komiteti thuhet se "ekzistojnë indikacione konkrete të shumta dhe që përputhen", si konfirmim i faktit se kosovarët serbë dhe shqiptarë janë mbajtur të burgosur në mënyrë e në vende të fshehta nën kontrollin e UÇK-së në Shqipërinë veriore dhe këta kanë qenë objekt i trajtimit çnjerëzor dhe fyes, përpara se zhdukeshin.

“Pohime të shumta duhet se konfirmojnë – shton Komiteti – se gjatë periudhës menjëherë pas fundit të konfliktit të armatosur—disa të burgosurve u janë marrë organe të trupit në një klinikë të vendosur në territorin shqiptar, afër Fushë-Krujës, për ti transportuar jashtë vendit për transplantim”.

“Organizatat ndërkombëtare operative në Kosovë favorizuan një fillimin pragmatik politik, me idenë e promovimit, me çdo kusht, të stabilitetit në një afat të shkurt, duke flijuar në këtë mënyrë disa parime të rëndësishme të drejtësisë”, shtuan parlamentarët.
Komiteti i kërkon prandaj EULEX –it, misionit të BE-së në Kosovë, të vazhdojë me hetimin e këtyre krimeve dhe kërkon nga vendet e BE-së të që t'i japin misionit burime dhe mbështetje të nevojshme politike për çka kanë nevojë. Së fundi, Komiteti u kërkon autoriteteve serbe e shqiptare dhe administratës së Kosovës, të bashkëpunojë në mënyrë të plotë me të gjitha hetimet në këtë fushë.
Asambleja Parlamentare do ta diskutojë raportin më 25 janarin e 2011 gjatë sesionit të saj plenar të dimrit.Sipas te dhënave, llogariten të zhdukur 1823 persona të të gjitha nacionaliteteve ndërsa pjesa dërmuese e tyre janë shqiptarë.







All the contents on this site are copyrighted ©.