2010-12-15 17:49:12

“The Economist”: Shqipëria më pak demokratike


(15.12.2010 RV)“The Economist”, revista e famshme britanike e ekonomisë, e sheh Shqipërinë me më pak demokraci se më parë. Në analizën e treguesve të demokracisë për vitin 2010, Tirana radhitet pas Bangladeshit. Që nga viti 2008, shpjegojnë analistët e njësisë së veçantë të revistës, rezultatet e vendit ballkanik tregojnë rënie të vazhdueshme. Shqipëria kalon nga vendi i 81-të në atë të 84-t dhe renditet në grupin e vendeve me regjim hibrid, pak para grupit të regjimeve autoritare.
Analistët e revistës “The Economist”, të cilët e kanë filluar punën si njësi e veçantë në vitin 1946, kanë marrë në shqyrtim 170 vende, duke parë nivelin e pluralizmit dhe të proceseve zgjedhore, liritë civile, funksionimin e qeverisë, pjesëmarrjen e njerëzve në pushtet dhe kulturën politike mbizotëruese. Në bazë të rezultateteve, shtetet ndahen në katër grupe: demokraci e plotë, demokraci me probleme, regjime hibride dhe regjime autoritare.








All the contents on this site are copyrighted ©.