2010-12-15 17:49:42

Paqja, dhuratë e Zotit për njeriun: mesazhi i Benediktit XVI për Ditën Botërore të Paqes.


(15.12.2010 RV)Nesër, në Sallën vatikanase të Shtypit, do të paraqitet Mesazhi i Benediktit XVI për Ditën e 44-t Botërore të Paqes, me temë: “Liria fetare, rrugë për paqen” . Ndërmjet të tjerëve, do të flasë edhe kardinali Peter Kodwo Appiah Turkson, kryetar i Këshillit Papnor të Drejtësisë e Paqes.
Po kujtojmë titujt e mesazheve të mëparshme.
“Pa të vërtetë, s’ka paqe” – titullohej mesazhi i parë i Benediktit XVI për paqen, ai i vitit 2006.
“Njeriu është zemra e paqes”- kujtonte Benedikti XVI më 2007.
“Familja njerëzore, bashkësi e paqes”, ishte tema e mesazhit 2008.
Më 2009 Papa bënte thirrjen: Luftë kundër varfërisë, për të siguruar paqen”.
E sivjet, në sa bota tronditet thellë nga sulmet e besimtarëve kundër besimtarëve dhe nga mungesa e lirisë së lirive, asaj fetare, Papa i tregon njerëzimit rrugën për të gjetur paqen, duke e titulluar mesazhin: “Liria fetare, rrugë për paqen” .







All the contents on this site are copyrighted ©.