2010-12-15 14:16:11

Papa takon nesër studentët e universiteteve romake në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.


Nesër në ora 18.00 do të mbahet takimi tradicional i Krishtlindjes mes studentëve universitarë me Papën në bazilikën e shën Pjetrit në Vatikan. Benedikti XVI do të kryesojë lutjet e mbrëmësores me pjesëmarrje të studentët e universiteteve të Romës, nga të cilët shumë do të marrin pjesë në Ditën e ardhshme botërore të rinisë që do të mbahet në Madrid.
Në mbarim të kremtimit të nesërm një delegacion i të rinjve universitarë spanjollë do të marrin nga një përfaqësi të studentëve afrikan ikonën e Zojës së Bekuar, ikonën e Marisë Selia e Dijes për ta sjell në kryeqytetin spanjoll, seli e Ditës Botërore të Rinisë që do të mbahet në muajin gusht.







All the contents on this site are copyrighted ©.