2010-12-14 16:15:44

Shqipëria e Mali i Zi do të punojnë sëbashku për të shmangur përmbytjet.


(14.12.2010 RV)Shqipëria e Mali i Zi nënshkruan, sot në Shkodër, memorandumin e bashkëpunimit për thellimin e Bunës. Qëllimi është të pastrohet shtrati i lumit nga të gjitha mbeturinat e viteve, të ristrukturohet argjinatura, të lirohet grykëderdhja e të zgjerohet lumi, aty ku është e mundur. Memorandumi u nënshkrua nga dy ministrat e mjedisit, për Shqipërinë, Fatmir Mediu dhe për Malin e Zi, Milutin Simoviç.
Ministri shqiptar informoi se sot ka nisur puna në grykëderdhjen e Bunës dhe se brenda muajit mars do të paraqiten projekte afatmesme për ndëryhjen në Bunë që të minimizohet rreziku i përmbytjeve.







All the contents on this site are copyrighted ©.