2010-12-14 12:05:57

Shkodër: Dita e Karitasit Shqiptar dhe perkujtimi i atë Gjergj Fishtës e atë Martin Gjokës


Kremtimin e dielës së 3-të të kohës së Ardhjes, Konferenca Ipeshkvnore Katolike e Shqipërisë ia kushtoi Karitasit Shqiptar. Kështu të dielën e kaluar, në të gjitha Kishat katolike në Shqipëri është shënuar Dita kushtuar Karitasit, dhe ndihmat që janë mbledhur me këtë rast nga besimtarët, Karitasi i ka caktuar për të ndihmuar popullsitë e goditura nga përmbytjet e kohëve të fundit.
Nga aktivitetet e Kishës në kryedioqezën e Shkodrës, përveç kremtimeve të së dielës së 3-të Ardhjes si përgatitje shpirtërore për Krishtlindje, janë organizuar edhe disa veprimtari më vlerë si: përkujtimi i 70 vjetorit të vdekjes së poetit kombëtar, atë Gjergj Fishtës dhe 120 vjetori i lindjes e 70 vjetori i i vdekjes së një françeskani tjetër të madh, atë Martin Gjokaj, kompozitor. Më hollësisht nga Shkodra të ndjekim shërbimin e Jolanda Babës................RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.