2010-12-13 14:42:40

Uikiliks zbulon kritikat amerikane për Zapateron, pas tërheqjes nga Kosova


(13.12.2010 RV)Kryeministri spanjoll Hosé Luis Rodrigez Zapatero është kritikuar nga administrata amerikane e Barak Obamës, pas vendimit për tërheqjen e trupave nga Kosova. Kështu zbulohet nga një dokument i botuar në internet nga Uikiliks, i cili prej ditësh po nxjerr në dritë faqe të rezervuara të diplomacisë së Shtëpisë së Bardhë. Dokumenti s’është tjetër veçse biseda ndërmjet Zapateros dhe zv.presidentit amerikan Jozef Bajden, në mars 2009, në Kili, pas njoftimit për tërheqjen e kontingjentit spanjoll nga Kosova. Bajden, thuhet në tekst, e kritikoi Madridin për mungesën e konsultimit me Uashingtonin dhe e këshilloi Spanjën të jetë më transparente në të ardhmen. Spanja, sëbashku me Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Qipron janë vendet e vetme të Bashkimit Evropian, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Prishtinës.







All the contents on this site are copyrighted ©.