2010-12-13 14:14:52

Në Kosovë fiton, akoma jo zyrtarisht, partia e Hashim Thaçit


(13.12.2010 RV)Me numërimin e mëse 50% të skedave, nga zgjedhjet e parakohshme, që u zhvilluan dje në Kosovë, konfirmohen rezultatet e sondazheve. Partia Demokratike e kryeministrit Hashim Thaçi ka fituar deri tani shumicën e votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës vjen e dyta. Në vendin e tretë pozicionohet lëvizja “Vetëvendosja”, risia e vërtetë e këtyre zgjedhjeve.
Duke i ftuar palët të denoncojnë ligjërisht manipulimet, aty ku dyshohen, Bashkimi Evropian e përgëzoi Kosovën për atmosferën, në përgjithësi të qetë, në të cilën u zhvilluan zgjedhjet. Përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme dhe sigurinë në Evropë, Kathrin Eshton dhe komisari për zgjerimin, Stefan Fule, në një deklaratë të përbashkët, kërkojnë formimin e qeverisë në kohë të shkurtër. “Presim me padurim të punojmë me lidershipin e ri kosovar e të fillojmë sa më shpejt dialogun ndërmjet Prishtinës e Beogradit. Kemi shumë punë për vitin e ardhshëm, që Kosova t’i afrohet gjithnjë e më shumë Bashkimit Evropian”, përfundon deklarata e Brukselit.
Për t’u shënuar pjesëmarrja në votime e serbëve në jug të Mitrovicës, të cilët u kritikuan nga Beogradi, që i akuzon se nuk i dëgjojnë direktivat e qendrës. Rreth 50% e personave me të drejtë vote, duke përfshirë edhe serbët e jugut, kanë marrë pjesë dje në votime, me maja, që kanë arritur në 95% në Drenicë. Më hollësisht, të dëgjojmë informacionin e Rabije IbrajtRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.