2010-12-13 17:23:57

Më 13 dhjetor 1683 vdiq Imzot Andrea Bogdani


Më 13 dhjetor të vitit 1683 mendohet të ketë vdekur imzot Andrea Bogdani, kryeipeshkëv i Shkupit, personalitet i shquar i Kishës dhe i kulturës shqiptare të shekullit të XVII, i cili punoi shumë për popullin shqiptar: hartoi një gramatikë të shqipes, shkroi shumë tekste për nevojat e mësimit shqip dhe u muar me mbledhjen e visari gjuhësor popullor.
Për këto vepra, siç shënon i nipi i tij, një tjetër prelat i madh i Kishës shqiptare, imzot Pjetër Bogdani, i cili bashkë me selinë kryeipeshknvore, trashëgoi edhe arkivin e të unxhit, “u tretën si kripa në ujë”, gjatë peripecive të panumërta të jetës së autorit të veprës teologjike e prozës së parë origjinale në shqipe, “Çeta e Profetëve”. Veprat, pra humbën, ndërsa imzot Pjetri ndiqej nga turku pushtues e fshihej shpellash bashkë me faqet më të rëndësishme të arkivit të trashëguar nga imzot Andrea Bogdani. Fat tragjik i letrave e i letrarëve shqiptarë, do të përsëritej në shekuj.







All the contents on this site are copyrighted ©.