2010-12-13 16:05:10

Liria fetare në qendër të mesazhit të Papës për Ditën Botërore të Paqes


(13.12.2010 RV)Përqendrohet në temën e lirisë fetare, mesazhi i Papës për Ditën e 44-t Botërore të Paqes, që kremtohet më 1 janarin e ardhshëm. Salla e Shtypit e Vatikanit bëri të njohur sot titullin: “Liria fetare, rrugë për paqen”. Teksti do të paraqitet të enjten, më 16 dhjetor, në Sallën e Shtypit, në praninë e kryetarit të Këshillit Papnor për drejtësinë e paqen, kardinali Peter Turkson dhe të sekretarit të të njëjtit dikaster, imzot Mario Tozo.







All the contents on this site are copyrighted ©.