2010-12-11 12:57:31

Në Kosovë mbahet zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Kisha katolike i shikon me optimizëm


Zgjedhjet parlamentare tëe 12 dhjetorit, të parat në Kosovën e pavarur, shihen edhe si test i rëndësishëm për demokracinë e shtetit më të ri në botë.
Numri i përgjithshëm i votuesve për zgjedhjet e 12 dhjetorit është 1 milion e 630 mijë e 636 persona, ndërsa garojnë 29 subjekte politike të certifikuara për të zgjedhur 120 deputetë të Kuvendit të Kosovës, 100 prej të cilëve zgjidhen drejtpërdrejt, derisa 20 vende janë të rezervuara për komunitetin serb e pakicat tjera etnike të vendit. Sipas një njoftimi të KQZ, votues të rinj janë 73. 288 persona, ndërkaq në ditën e zgjedhjeve do të jenë 35. 735 persona që do të mbushin 18 vjeç dhe të cilët kanë mundësi të votojnë. Ndërkohë 34. 521 votues kanë ndryshuar adresën e vendbanimit, kurse nga lista e votuesve si persona të vdekur janë fshirë 6. 165 veta. Vëzhgues të partive janë 26.059, organizata ndërkombëtare 493, ambasada 351 dhe OJQ 5108.
Sipas vëzhguesve ndërkombëtar, varfëria e korrupsioni vazhdojnë ta kushtëzojnë në mënyrë negative zhvillimin e Kosovës, duke penguar e ngadalësuar ecjen drejt zhvillimit dhe integrimit evropian. Po si i shikon Kisha katolike e Kosovës zgjedhjet e sotme, të dëgjojmë don Lush Gjergjin nga Prishtina.........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.