2010-12-10 17:17:39

Thellohet diskriminimi i të krishterëve në Evropë: alarmi jepet në një Raport, paraqitur nga OSBE-ja në Vjenë.


(10.12.2010 RV)“Vëzhguesi mbi intolerancën dhe diskriminimin kundër të krishterëve në Evropë”, paraqiti sot, në Vjenë, një Raport, në të cilin sjell prova, që vërtetojnë se gjatë pesë vjetëve të fundit fenomeni i intolerancës ndaj të krishterëve në Kontinentin e Vjetër, është gjithnjë në rritje. Dokumenti, me 40 faqe, u paraqit me rastin e Mitingut të Organizatës për Sigurim e Bashkëpunim në Evropë (OSBE), kushtuar lirisë fetare. Në mikrofonin tonë, drejtorja e Vëzhguesit, Gudrun Kugler, ndalet tek aspektet kryesore të Raportit:

Përgjigje: - Intolerance e discrimination against Christians...
Intoleranca dhe diskriminimi i të krishterëve në Evropë është fenomen i kohëve të fundit. Në nivelin e diskriminimit ligjor, po lindin probleme të reja, ndërsa në nivelin e intolerancës shoqërore, vërejmë se të krishterët jo vetëm që përbuzen, por nganjëherë kundër tyre kryhen edhe krime, ashtu si ndjehet fort edhe qëndrimi negativ kur flitet për ngritjen e Kishave të reja në Evropë. Paraqitem, prandaj një raport të hollësishëm, bazuar mbi fakte e mbi diskutime të ndryshme të njerëzve nëpër viset e Evropës. Vetëm në kanalin tonë të internetit, janë regjistruar më se 200 raste të intolerancës e të diskriminimit kundër të krishterëve. Ia vlen t’i vësh në qendër të vëmendjes, sepse ndihmojnë për të kuptuar ku fshihen problemet.

Pyetje: - Ju, në Raport, thoni se liria fetare është në rrezik, posaçërisht në përmasën e saj publike e institucionale...

Përgjigje: - R. – Yes, there is a tendency to exclude Christianity from the public, …
Po, ka prirje për t’i përjashtuar të krishterët nga sfera publike, për shembull, duke përjashtuar në radhë të parë, ata që shprehin ide të krishtera; ka prirje për t’i dëbuar të krishterët nga sfera publike; prirje edhe për t’i kufizuar të drejtat e besimtarëve, posaçërisht lidhur me përmasën kolektive të lirisë së fesë. Vërejmë edhe se mjetet e komunikimit po i paraqesin të krishterët në një dritë tejet negative. Gjithnjë më shpesh në filmat e në letërsinë moderne, për ta përdoret një numër në rritje shprehjesh pseudoartisike, në të cilat ndjehet mungesa e plotë e respektit për ndjekësit e Krishtit.

Pyetje: - Shpresoni se Raporti do të hapë rrugë të reja për t’iu kundërvënë këtyre fenomeneve kaq të papërligjshme, në një Kontinent me rrënjë të thella të krishtera, si Evropa?

Përgjigje: - The goal is a first step or rising awareness …
Qëllimi është kryesisht të zgjohet vetëdija e njerëzit ta kuptojnë se jemi vërtet para një problemi serioz. Kur njerëzit nisin të shikojnë se kemi të bëjmë me një problem të tillë, nisin edhe t’i hapin sytë e t’i shikojnë diskriminimet kundër të krishterëve. Ne i nxisim edhe ligjvënësit t’i hapin sytë, që kur të hartojnë ligje, të mos i rrezikojnë të drejtat e të krishterëve për ta praktikuar lirisht besojmën e tyre. Dëshirojmë që edhe gazetarët ta kuptojnë se nganjëherë janë ata vetë, që i fuqizojnë, në opinonin publik, paragjykimet ekzistuese kundër të krishterëve. Me këtë raport, dëshirojmë që ata t’i rishikojnë mendimet, e edhe shprehjet e tyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.