2010-12-10 15:00:14

Romani i parë i letërsisë shqipe i vitit 1889 i kushtohet “Marcies, virgjër e martire”.


97 vjet me parë botohej romani "Shkodra e rrethueme", vepër e prozatorit të njohur, dom Ndoc Nikës, që pas shumë pohimesh e mohimesh, konsiderohet gabimisht si romani i parë shqiptar. Romani pa dritën më 10 dhjetor 1913.
Në kohën kur Dom Ndoci, prozatori që i la letrave shqipe një numër të madh prozash të të gjitha natyrave, qysh nga librat shkollorë, tek historitë e tek veprat e mirëfillta artistike, të parat e prozës së mesme e të gjatë në shqipet, fyhej në mënyrë të pabesueshme, burgosej, mohohej e harrohej, Historia komuniste e Letërsisë Shqipe njihte si romancier të parë të shqipes, Foqion Postolin me romanin e tij "Për mbrojtjen e Atdheut", botuar më 1909, ndjekur nga botimi i romanit tjetër, shumë të njohur nga të gjithë lexuesit shqiptarë:
"Lulja e Kujtimit", botuar më 1921. Emri i Dom Ndocit, në se kujtohej ndokund, kujtohej vetëm për t'u denigruar. E kështu mbetet edhe sot në tekstin e lartpërmendur, në përdorim.
Sidoqoftë, tani pranohet se ai është romacieri i parë me romanin "Shkodra e rrethueme". Në të vërtetë ai është romancieri i parë, por kjo vepër nuk është e para e prozës së gjatë artistike shqipe. Romanin e parë Dom Ndoci e botoi që më 1889. Titullohet "Marcja: martirja e parë e krishtenimit në fillés të vet". Është historia e martirizimit të Marcies, e cila kallet e gjallë në dhe, sepse nuk pranon të mohojë Krishtin. Vepra është një rrëfim ndërmjet hagjioagrafisë e romanit, me gjatësinë e një novele, që lexohet me prandaj edhe sot, në se mund të gjendet ende në skajin e ndonjë biblioteke tejet të vjetër shkodrane. Ka ardhur, pra, koha të pranojmë se fillon me një martire të krishterimit historia e romanit shqiptar.







All the contents on this site are copyrighted ©.