2010-12-10 17:16:26

Përgjigjja e krishterë shekullarizmit, në qendër të predikimit II të Kohës së Ardhjes, në Vatikan.


(10.12.2010 RV)“Përgjigjja që i jep krishterimi shekullarizmit”: ishte kjo tema e predikimit II të Kohës së Ardhjes, mbajtur sot paradite nga atë Raniero Kantalamesa, në Kapelën e Nënës së Shëlbuesit. I pranishëm edhe Benedikti XVI. Predikatari i Shtëpisë Papnore nënvizoi se për besimtarin amshimi nuk është thjesht shpresë; është edhe prani. Prandaj, vërejti, përgjigjja që i jep krishterimi shekullarizmit, nuk bazohet mbi një ide filozofike, por mbi një ngjarje: mbi takimin me Jezu Krishtin. Predikatari vuri kështu theksin mbi pasojat negative që ka mbi njeriun, errësimi i idesë së përjetësisë. Duke u ndalur, më pas, mbi disa meditime të Shën Augustinit e të të Lumit Njumën mbi vdekjen dhe jetën e pasosur, theksoi se besimi në amshimin na ndihmon shumë për ungjillëzimin e të tjerëve e, akoma më shumë, për nxitjen e të gjithë njerëzve, që të shpejtojnë hapat në rrugën e shenjtërisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.