2010-12-10 18:41:12

I dorëzohet Çmimi Nobel për Paqe disidentit kinez, Liu Xiaobo


Sot në Oslo u mbajt ceremonia e dorëzimit të Çmimit Nobel për Paqe, por fituesi i saj, disidenti kinez, Liu Xiaobo, nuk qe i pranishëm, pasi gjenden në burg në Kinë. Gjithësesi, Çmimi Nobel për Paqe iu dha sot zyrtarisht disidentit të burgosur kinez, Liu Xiaobo . Kujtojmë Liu Xiaobo, 54-vjeçar, është arrestuar në Kinë në dhjetor 2008 dhe para një viti e eshte dënuar me njëmbëdhjetë vjet burg për dëmtim të pushtetit shtetëror, pas thirrjeve të tij për reforma politike.
Në ceremoninë e sotme, ai u prezantua nga një karrige bosh e një fotografi. Kina e dënon dhënien e Çmimit Nobel për Paqe Xiaobos e vendosi në arrest shtëpiak edhe gruan e disidentit për ta penguar që të merrte pjesë në ceremoninë e sotme. Komiteti i Nobelit deklaroi se dhënia e Çmimit Nobel për Paqe Liut është bazuar mbi “vlerat universale”.
Presidenti Obama, fituesi i çmimit vitin e kaluar, tha se është për të ardhur keq që Liu nuk ishte në ceremoni dhe i bëri thirrje Kinës për lirimin e menjëhershëm të tij. Kina e 18 vende të tjera të botës, në mesin e të cilave Rusia e Serbia, nuk kanë pranuar të marrin pjesë në ceremoninë e sotme në Oslo.







All the contents on this site are copyrighted ©.