2010-12-09 14:46:29

Në Shkodër situata vazhdon të jetë e rëndë. Kosova ndihmë popullsisë së goditur nga përmbytjet


Situata në Shkodër e rrethinë vazhdon të jetë kritike. Reshjet zgjerojnë sipërfaqen nën ujë e cila ishte tkurrur prej ditësh në zonën e Shkodrës. Vazhdojnë evakuimet. Kryetari i bashkisë së Shkodrës Lorenc Luka, bën apel, “Situata është katastrofike, shqiptarë, ndihmoni Shkodrën! Ndërkaq organizata të ndryshme e institucione shtetërore vazhdojnë të shpërndajnë ndihma në zonat e përmbytura. Presidenti i Shqipërisë viziton bazën operacionale të Gjadrit. Aksi kombëtar, Shkodër-Tiranë, mbulohet sërish nga uji.
Përmbytjet në Shkodër sollën edhe mbylljen e punimeve të Parlamentit të Shqipërisë. Situata tejet kritike dhe e rënduar nga përmbytjet në Shkodër kanë bërë që kryesia e Kuvendit të marrë vendimin për mos zhvillimin e seancës së sotme parlamentare.
Një propozim i tillë u bë edhe nga vetë kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e grupit PD, të hënën. “Unë e kuptoj se veprimtaria e Parlamentit është themelore, por nga ana tjetër ju jeni të pazëvendësueshme për zgjedhësit dhe qytetarët shqiptarë, prania e deputeti është e pazëvendësueshme, ndaj mendoj se edhe parlamenti mund ta shqyrtojë seancën parlamentare të kësaj jave, mbasi ka shumë nevojë të jemi në krye të një fronti jashtëzakonisht kritik dhe delikat”, u shpreh kryeministri Berisha.
Edhe Kosova solidarizohet me banorët e zonave të përmbytura e për të ndihmuar njerëzit nè vështirësi, qeveria e Prishtinës ka caktuar 1 milion euro ndihmë dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të kontribuojnë për të ndihmuar popullsinë e zonave të dëmtuara nga reshjet. Më hollësisht nga Prishtina na njofton Rabie Ibraj.................RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.