Më 9 dhjetor kalendari kishtar përkujton Shën Sirin e Pavisë, ipeshkëv
Sot më 9 dhjetor kalendari kishtar përkujton Shën Sirin e Pavisë, ipeshkëv Sipas
një gojëdhëne, shën Siri, ipeshkvi i parë i Pavisë, s’është tjetër, veçse djaloshi
që i solli Jezusit bukët dhe peshqit për mrekullinë e shumëzimit të tyre. Gojëdhënën
e tregon autori i veprës “De laudibus papaie”, një shkrim i vitit 1330. Me sa duke
autori e mori nga një shkrim edhe më i hershëm e pikërisht i shekullit VIII, me titull:
“Jeta e Shën Sirit”, hartuar me qëllim që të vihej në dukje se Kisha e Pavisë ishte
më e lashtë se ajo e Milanos, nga e cila varej. Sipas këtij shkrimi, origjina
e shën Sirit duhet kërkuar në Aquilea, ipeshkvi i parë i së cilës, Ermagora, qe shuguruar
nga shën Marku ungjilltar. E ishte pikërisht ky ipeshkëv që shuguroi më pas Sirin,
ardhur në Itali së bashku me shën Pjetrin Apostull, shën Markun dhe Evencin, të cilët
e dërguan të ungjillëzonte Pavinë. Posa arriti në Pavi, Siri e shtriu veprimtarinë
e tij misionare e ungjillëzuese nga Tiçini në Adigje, duke predikuar në Veronë, Breshia,
Lodi si dhe në Milano, ku Evenci, i dërguar nga Siri, kishte varrosur martirët Gjervazi
e Protazi, duke vënë mbi varret e tyre një gur me epitafin, diktuar nga shën Siri.
Mbi rrasë, pas epitafit, shkruhet: SURVS EPC, që u lexua: ‘Siri ipeshkëv’. Reliket
e shën Sitit ruhen në katedralen e Pavisë.