2010-12-06 17:25:07

“Drejt Krishtlindjes: shtegtim atje, ku dashuria e Zotit iu dëftua mbarë botës”: Nëntëditëshi dhe kurora e Kohës së Ardhjes.


Vijojmë meditimin me nëntëditshin dhe kurorën e Kohës së Ardhjes.
Kjo periudhë i ngjet shumë kremtimit të Lutjeve mbrëmësore. E realizohet pikërisht përmes përdorimit të urtë të simboleve të kësaj Lutjeje: dritës, temjanit e kurorës së Festës. Është e mira të shoqërohet me shpalljen e Fjalës së Zotit dhe me një reflektim të shkurtër. Kënga e bashkësisë duhet të përgatitet e të udhëhiqet.
Nëntëditshi i Krishtlindjes është një ‘Antologji e vërtetë biblike”, që e pasuron dhe e larton shpirtin. Nuk anon nga përshpirtëria devocionale, por frymëzohet thellësisht nga Lajmi i mirë, duke e përfshirë gjithë bashkësisë në Fjalën e Zotit, të kënduar. Nuk është, pra, koncert, me këngëtarë të përgatitur posaçërisht për nëntëditëshin.
Për të kujtuar afrimin e ditës, në të cilën kremtohet Lindja e Krishtit, 25 dhjetorin, bashkësitë e krishtera të Evropës Veriore përdorin edhe kurorën e Kohës së Ardhjes.
Në vendet e gjuhës gjermane, simbol i kësaj Kohe është një kurorë me emrin “Adventskranz”. Kurora, që tashmë stolis mjediset e Solemnitetit në mbarë botën e krishterë, thuret me degë pishe e zbukurohet me stoli të vogla, të ndritshme, të arta e të kuqe. Mbi to, katër qirinj. Janë simbol i të dielave, që do të kremtohen deri në ditën e Ardhjes së Zotit. Tre janë me ngjyrë vjollcë. I katërti, me ngjyrën gazmore të festës, rozë. Sipas traditës, në mbrëmjen e katër të dielave, që i paraprijnë Krishtlindjes, ndizet një nga qirinjtë: tri drita vjollcë e një rozë: simbol i pendesës dhe i agjërimit, por sidomos, i fitores së shpresës, i dritës qiellore, kur ngjyra e verdhë e fletëve, që këputen nga dega, e shkurton dritën tokësore.
Ana e keqe e jetës mbytet në dyllin e shkrirë të qirinjve e Fjala jehon shungullueshëm ndër ne.







All the contents on this site are copyrighted ©.