2010-12-06 17:23:26

Shkodra nën ujë. Kisha hap dyert e institucioneve për të dëmtuarit nga përmbytjet.


(06.12.2010 RV)Situata e krijuar nga përmbytjet vazhdon të mbetet problematike në disa prej zonave të komunës së Dajçit si Suka e Dajçit, Pentari dhe Rushkull- Samrishti, Shirgji, Daragjati etj.
Prioritet ka qenë dhe mbetet evakuimi i banorëve e sistemi i tyre në qendrat e planifikuara, me të gjitha kushtet e nevojshme jetësore.Pra situata e përmbytjeve në veri të Shqipërisë, sidomos në Shkodër është ende kritike. Pavarësisht se sot duket sikur moti është në përmirësim e sipër, parashikimet për ditët e ardhshme nuk janë të mira.
Qyteti verior ka mëse 14 mijë hektarë tokë dhe mëse 2500 shtëpi të përmbytura. Gjendjes i shtohen edhe vështirësitë e organizimit të ndihmave.
Në Mushan, 10 familje në gjak nuk pranojnë të largohen. Fatmirësisht, argjinatura që ndan rrethin e Lezhës me atë të Shkodrës nuk përbën rrezik, për momentin. Mbërrijnë ndihma nga Tirana e nga Italia.
Kisha hap dyert e institucioneve të saj për të përmbyturit e Karitasi Shqiptar shpërndan sidomos bukë e ujë. Më hollësisht, të dëgjojmë informacionin e Jolanda Babës, me telefon nga Shkodra......................RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.